Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në aksin Vore-Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Hasan.

 

 

Një automjet tip Mercedes Benz, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, e cila ka hyrë në xhamin e përparmë, nga ana e shoferit, duke e ndarë makinën përgjysmë.

 

 

Nga aksidenti i rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari Indrit Mahmuti. I riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Traumës me fraktura në kokë.

 

Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.