Pas publikimit të disa pamjeve në rrjetet sociale, ku një 29-vjeçare nga Borshi dhunon dhe ofendon vajzën e saj të mitur, ka reaguar policia e Himarës.

 

 

Mësohet se ndaj shtetases me inicialet B. Ç., janë referuar në prokurori materialet për veprën penale dhunë në familje.

 

Njoftimi i policisë:

 

Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.