Një anije mallrash holandeze ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen e një marinari dhe plagosjen e disa të tjerëve që ndodheshin në bord.

 

Zjarri ka përfshirë bordin e anijes së ngarkesave, ndërsa lundronte në ujërat jashtë brigjeve holandeze.

 

Sipas mediave të huaja, zjarri u shkaktua nga djegia e një makine elektrike në bordin e transportuesit Fremantle Highway që mori flakë. Mësohet se anija ishte rrugës nga Gjermania për në Egjipt.

 

“Ekuipazhi u përpoq të shuante vetë zjarrin, por dështoi. Fatkeqësisht, një person vdiq dhe disa të tjerë u plagosën,” tha roja bregdetare në një deklaratë.

 

Në bord kishte 23 anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë u evakuuan, por nuk dihet se sa prej tyre janë plagosur. Roja bregdetare raportoi vetëm se kishte “shumë të plagosur”.

 

Anija ishte nisur nga porti gjerman i Bremenit për në Port Said në Egjipt, duke transportuar rreth 3000 makina në momentin e incidentit. Këto përfshijnë 25 makina elektrike, njëra prej të cilave mori flakë”, tha roja bregdetare.