Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

 

Gjatë fjalës së saj, Osmani e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon, pas sulmit të 24 shtatorit.

 

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani theksoi nevojën e marrjes së masave konkrete kundër Serbisë pas sulmit terrorist nga grupet paramilitare të udhëhequra në terren nga Milan Radoiçiq.

 

Ajo nënvizoi se Serbia duhet t’i tërheq trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën, pasi ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, shkruan kosovapress.

 

Ndër të tjera, Osmani ka vlerësuar angazhimin e shtuar të KFOR-it dhe NATO-s, në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi dhe e konsideroi atë si veprim të nevojshëm për ta parandaluar përsëritjen e aktit të ndodhur më 24 shtator.

 

Në takim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe atyre të NATO-s, në përballjen me sfidat e sigurisë në vend dhe rajon.