Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia në Gramsh, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një parcele toke me bimë medicinale.

 

Nga uniformat blu mësohet se 26-vjeçari është dërguar në spitalin psikiatrik të Elbasanit pasi dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, kanë identifikuar dhe kanë kapur shtetasin K. SH., 26 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një parcele toke me bime medicinale.

 

26-vjeçari u dërgua në Spitalin Psikiatrik Elbasan, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, tha policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.