Vullnetarët që morën pjesë në ruajtjen e zonave të djegura në fshatin Apollona në ishullin Rodos, gjetën një dre të porsalindur.

 

 

Ai ishte në një gjendje shumë të keqe, i rraskapitur dhe letargjik. Menjëherë dreri u transportua në një fermë që ndodhej pranë.

 

“Dreri i porsalindur ishte në gjendje të keqe. E gjetën në një vend të djegur, ishte i dobët dhe i frikësuar. Ishte duke vdekur pasi nuk ishte i ushqyer dhe kishte nevojë për ujë. Së bashku me ekspertët bëmë aq sa mundëm për ta shpëtuar. Në fillim ishte e trembur, por më pas u qetësua. Ne e quajtëm atë Nikita. Brenda pak orësh, ajo arriti të qëndronte në këmbë dhe filloi të luante me drerët e vegjël që kam në fermë. Është mrekulli e natyrës! Jemi të lumtur që e ndihmuam”, tha pronari i fermës Stergos Sedonas.