Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se janë neutralizuar 13 terroristë të PKK/YPG-së, prej të cilëve 6 në veri të Irakut dhe 7 në rajonin e "Mburojës së Eufratit" në veri të Sirisë.

Në deklaratën e bërë në llogarinë në rrjetet sociale të Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet:

"Terroristët nuk kanë shpëtim nga fundi që i pret. Gjithsej 13 terroristë të PKK/YPG-së, prej të cilëve 6 në veri të Irakut dhe 7 në rajonin e 'Mburojës së Eufratit' në veri të Sirisë, janë neutralizuar nga Forcat tona të Armatosura"./aa