Një operacion i përbashkët kundër mashtrimit online është ndërmarrë mes Shqipërisë dhe Italisë. Mësohet se prokuroria e Pordenones ka lëshuar 14 masa sigurie.

Prokurori i SPAK Ened Nakuçi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me këtë grup të strukturuar të mashtrimit online që mashtronte dhe u merrte para qytetarëve italianë.

 

“Ju kemi ftuar në këtë komunikim për t’ju vënë në dije në lidhje me aksionin e Prokurorisë së posaçme dhe autoriteteve italiane ku ditën e djeshme në sajë të punë së përbashkët u nxorën 14 masa sigurie arreste shtëpie të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me mashtrimin e shitjeve online. Ky operacion është vijim i një operacioni të mëparshëm ku më parë janë nxjerrë tre masa sigurimi. Masat e ditës së djeshme janë kryer në prezencë të hetuesve italianë në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar policor. Kjo u krye pas kontrolleve të kryera më 25 tetor të vitit të kaluar në rrugën “Dritan Hoxha”. E rëndësishme është që nga ai moment janë administruar rreth 140 kallëzime të personave të dëmtuar që rezulton se shuma shkon deri në 4 mln e 700 mijë euro për personat e dëmtuar. Hetimet filluan pas një denoncimi të bërë nga të dëmtuarit në Itali, viktimat kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin të investonin ën shifra të vogla e më pas stimuloheshin të bënin pagesa shumë më të mëdha me premtimin që do të pasuroheshin. Grupi i strukturuar kriminal e bënte shumë të besueshëm fitimin dhe ishin shumë të aftë në përdornin e teknikave bindëse. Për çdo transferim që kryhej rezultonte dhënia e një sasie bitcoin për të zhdukur gjurmët e parave që investoheshin. Më pas puna kalonte te konsulentët retention që përfitonin hapat e fundit të të ardhurave nga mashtrimet. Nga verifikimet e bëra, shtetasit janë drejtues deçiziv të call centerevae. Hetimet vazhdojnë edhe për personat e tjerë të implikuar dhe analiza e detajshme tregon se paratë e fituara përkthehen në kriptovalutë. Operatorët merrnin paga mujore dhe bonuse, në krye të secilit grup ishte një drejtues , që përveç përfitimeve në % merrte dhe bonuse nga mashtrimet. Ishin parashikuar edhe sanksione e dënime për ata që nuk përmbyllnin kontrata e gjithë kjo në dëm të qytetarëve të pafajshëm.”- tha Ened Nakuçi.