14 vjeçari Ledion Bilo ka dhënë një deklaratë për mediat pasi ish njerku i vuri flakën shtëpisë së tij në Llakatund të Vlorës dhe për pasojë mbeti i lënduar bashkë më gjyshen e tij.
Ai ka treguar se ish bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës.
Ai tregon detaje tronditëse se kanë tentuar që të mbysin edhe gjyshen e tij në shtrat.
Ledion Bilo rrëfen se ka arritur që të dalë nëpërmjet dritares me nënë e sëmurë në krah dhe se ka pësuar djegie në këmbë.
“Bashkëjetonte me mamin më përpara. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na dhunoi dhe na vuri flakën. Kanë jetuar në Kosovë. Kanë një djalë të vogël. Mami ka dy muaj që është ndarë. Na kërcënoi. Mbrëmë na dhunoi me duar dhe grushte. Pastaj mua më kanë qëlluar në kokë dhe kurriz dhe më ka rënë të fikët.
Kur u zgjova e gjeta veten në shtrat i shtrirë dhe i kishte vënë flakën shtëpisë. E mora nënën e sëmurë në krah dhe ika tek dajat. Dola nga dritarja. Shtëpia u dogj plotësisht. Më janë djegur këmbët ndërsa nënën kanë tentuar ta mbysin në shtrat. Po mundoheshin ta vrisnin dhe qëllonin me grushta. Ai tjetri më mbante dhe nuk kisha se çfarë të bëja.“, tregon ai.