Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i autorit të vrasjes së Petrit Vuksanit në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi në një lidhje live për News24 se Lekë Vuksani, është arrestuar pranë vendit të ngjarjes, në një banesë afër spitalit të Shkodrës.

 

 

 

Po ashtu raportohet se i riu ishte i armatosur në momentin kur policia dhe forcat speciale RENEA ndërhyn në banesë, ndërkohë që autori i dyshuar i vrasjes nuk bëri asnjë rezistencë. Ndonëse viktima dhe autori kanë një mbiemër, ata nuk kanë asnjë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

 

Kujtojmë se viktima i kishte dhënë me qira banesën autorit, ndërsa të dy dyshohet se janë zënë për lekët e qirasë.