Ajo mund të jetë rritur si mbretëreshë, por ish-Princesha Mako e Japonisë po dëshmon se është njësoj si ne, ndërsa u pa duke hipur në transportin publik në qytetin e Nju Jorkut.
Vajza 31-vjeçare e princit të kurorës Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito u fotografua duke udhëtuar në rrjetin e autobusëve me burrin e saj në fotot e siguruara ekskluzivisht nga DailyMail.com.
Mako bëri bujë në mbarë botën në vitin 2021 kur humbi në mënyrë sensacionale statusin e saj mbretëror për t’u martuar me të dashurin e saj të kolegjit, 31-vjeçarin Kei Komuro.
Çifti u pa duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke parw me vëmendje diçka në telefonin e Keit në stacionin e autobusit të martën, ndërsa prisnin që të mbërrinte autobusi.
Në fotot e tjera, ata shihen me maska në fytyrë ndërsa hipin në një autobus dhe u ulën përqafuar me njëri-tjetrin.
Dyshja u martuan me një ceremoni civile në vitin 2021 dhe Mako u transferua në qytetin e Nju Jorkut.