Vijon përplasja brenda Partisë Demokratike! Ndonëse një ditë më parë Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi anuloi zgjedhjet për kryetar në PD, sot grupimi i Lulzim Bashës ka bërë publik vendet se ku do të votohen nesër.
'Të nderuar anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë! Nesër më datë 29.07.2023, zhvillohet procesi i zgjedhjeve për Kryetar të PDSH! Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në këtë proces mjaft të rëndësishëm për ringritjen e PD. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00. Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë.'- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga PD.