Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i ka dërguar gabimisht e-maile të klasifikuara të destinuara për SHBA një aleati rus.

 

Sipas Thë Guardian,  zyrtarët britanikë dërguan aksidentalisht një ‘numër të vogël’ email-esh të destinuara për Pentagonin në Mali, për shkak të mungesës aksidentale të një “i” nga një adresë emaili.

 

Zyrtarët britanikë i dërguan mesazhet në një adresë që përfundonte me domenin “.ml” të vendit të Afrikës Perëndimore, në vend të “.mil” të ushtrisë amerikane.

 

I njëjti gabim u zbulua në SHBA në fillim të këtij muaji, kur u zbulua se miliona emaile ushtarake shkonin në Mali.

 

Ministria e Mbrojtjes ka nisur një hetim për ngjarjen.

 

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: “Ne kemi hapur një hetim pasi një numër i vogël email-esh u dërguan gabimisht në një domen të pasaktë të postës elektronike”.

 

“Ne jemi të bindur se ato nuk përmbanin ndonjë informacion që mund të rrezikonte sigurinë operacionale ose të dhënat teknike.

 

“I gjithë informacioni i ndjeshëm ndahet në sisteme të krijuara për të minimizuar rrezikun nëse dërgohen në një adresë të gabuar”.

 

Ministria e Mbrojtjes rishikon vazhdimisht proceset e saj dhe aktualisht është duke ndërmarrë një program pune për të përmirësuar menaxhimin e informacionit, parandalimin e humbjes së të dhënave dhe kontrollin e informacionit të ndjeshëm.

 

Mali ishte në mesin e gjashtë vendeve afrikane që presidenti rus, Vladimir Putin, premtoi dërgesa të grurit falas pas rënies së marrëveshjes së Detit të Zi me Ukrainën.