Një 34-vjeçar shqiptar është dhunuar barbarisht në Santorini. Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar është dhunuar nga katër bashkatdhetarë dhe një grek.

Nuk dihet arsyeja e sherrit, por raportohet se ai është dhunuar me shkop bejsbolli, grushte e shkelma, duke e lënë më pas të gjakosur në rrugë.

 

34-vjeçari është transportuar në spital me plagë të rënda, ndërsa policia ka vënë në pranga autorët.