Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme, ku një punëtor 53-vjeçar humbi jetën në Tiranë, teksa ra nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona

 

Mësohet se është vënë në pranga inxhinieri dhe tekniku i firmës së ndërtimit.

 

“Në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë”, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.