Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, gjatë një deklarate për mediat nga selia rozë, shpalosi dhe objektivin kryesorë të punës së tij në reformimin e kësaj force politike, fitimin e garës elektorale të vitit 2025.

 

Klosi tha se është privilegj marrja e detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS. Ai shtoi se kjo forcë politike me Kryeministrin Edi Rama, ka arritur të thelloi suksesin e saj në garat elektorale.

 

“Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, padyshim është detyrë shumë e rëndësishme. Është një krenari e veçantë për çdo anëtarë të PS marrja e kësaj detyre. Dhe padyshim duke patur një karrierë të gjatë në gara të ndryshme elektorale, sidomos në garat e fundit, duke shkuar nën drejtimin e kryetarin Edi Rama, ku kemi realizuar 9 gara elektorale, ku në çdo garë është fituar më thellë se garat para ardhëse. Është përgjegjësi e madhe, për ta çuar këtë forcë politike në një betejë të re elektorale. PS, ka dëshmuar se dita e zgjedhjeve është një ditë pune, lufte, gare dhe fitore, është një ditë e rëndësishme. Dita pas zgjedhjeve, është dita e parë kur mendojmë për garën e ardhshme”, tha Klosi.

 

Sipas tij , “ky reformim i PS, kjo detyrë e re që më është ngarkuar, natyrisht platforma që do paraqesë në kongresin e ri të jashtëzakonshëm të PS në shtator, për të filluar reformimin e partisë për ta çuar partinë në një garë të fortë në 2025, është një detyrë që do doja ta ndaja me çdo anëtarë të PS, të zgjedhur të PS, ish drejtues të PS. Natyrisht kolegu im (Gjiknuri) ka bërë një punë shumë të mirë, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në vitin 2023. PS kërkon jo vetëm të shkoj drejt fitores në 2025, duke marrë mandatin e katërt, por të kemi dhe një parti të re, që gjen forcën tek strukturat e saj, te mbështetësit e saj, te njerëzit e saj, tek anëtarët e partisë, dhe tek qytetarët që presin tanimë qartazi vetëm nga Partia Socialiste ecjen përpara të Shqipërisë. Kjo është një detyrë që do të na kërkoj të punojmë me orë të zgjatura në çdo qytet, fshat të vendit”, nënvizoi Klosi.

 

“ Ne çdo herë që shkojmë në garë kuptojmë ku i kemi gjërat që duhet të ndryshojmë, reformojmë dhe se si duhet të punojmë për garën e ardhshme elektorale. PS fiton sepse është e qartë se çfarë njerëzit duan nga PS. Qartazi në këtë detyrë që kemi për reformimin e kësaj force politike. Duam të dëgjohet zëri i çdo të riu e të reje që ka gjetur tek Partia Socialiste forcën që e çon Shqipërinë përpara.”, përfundoi Klosi.