Ushtria izraelite ka arrestuar 20 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor dhe në Kuds.
Forcat izraelite arrestuan 20 palestinezë të tjerë në bastisjet që kanë kryer që nga dje në Kudsin Lindor nën pushtim si dhe në qytetet Al-Khalil, Betlehem, Ramallah, Nablus dhe Jenin të Bregut Perëndimor. Me këto arrestime është rritur në 7.120 numri i palestinezëve që Izraeli ka arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.
Në deklaratë thuhet se në bastisjet në Bregun Perëndimor dhe në Kuds, forcat izraelite kanë goditur palestinezët dhe kanë kërcënuar familjet e të arrestuarve. Në të njëjtën kohë forcat izraelite kanë dëmtuar shtëpitë dhe automjetet e qytetarëve palestinezë.
Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Rripit të Gazës, nga 7 tetori e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim./aa