Ditën e sotme një person ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj, rreth 35 vjeç, I cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën. Polica e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ka indentifikuar dhe ka venë një pranga autorit të dyshuar, shtetasit Dritan Kulla, 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj.

 

 

Njoftimi i policise

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

 

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Dritan Kulla., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj

 

Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.