Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen Nr.17 në Korçë. Si pasojë e ngjarjes është plagosur 40-vjeçari K.Gj.

 

Ai ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës.

 

“Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”-njofton policia.