Policia e Shtetit ka shoqëruar katër shtetas të dyshuar të tre rasteve të zjarrëvënies.

 

Policia njofton se arrestimet e tre shtetasve u realizuan dhe falë bashkëpunimit me qytetarët.

 

“Falë bashkëpunimit me qytetarët, strukturat e Policia e Shtetit në #Lushnje dhe në #Manzë kanë shoqëruar në Polici, 4 shtetas, autorë të dyshuar të 3 rasteve të zjarrvënies (1 në Golem të Lushnjes, 1 në lagjen “Hajdaraj” në Lushnje dhe 1 në Manzë).

 

Policia e Shtetit apelon të shmangen zjarrvëniet, pasi autorët do të përballen ashpër me ligjin!”, njofton policia e Shtetit.