Fondacioni Maarif në Shqipëri me shkolla në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër si dhe me një universitet në Shqipëri kanë organizuar një takim social me mësuesit, drejtuesit, prindër dhe nxënës një javë para fillimit të shkollave.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, Koordinatori i Maarif në Shqipëri Mesut Özbaysar, drejtues shkollash, mësues, prindër dhe nxënës.

Në një prononcim për mediat ambasadori turk u shpreh kështu:  

‘Sikurse e dini shkollat hapen me 11 shtator. Para fillimit te këtij viti shkollor bashkë me Koordinatorin e Fondacionit Maarif në Shqipëri,  drejtuesit e shkollave të Maarif në Tiranë dhe Elbasan, mësuesit, nxënës dhe prindër u takuam në ambientet e shkollës këtu në Elbasan në kuadër të një aktiviteti social. Si i ftuar në këtë aktivitet pata rastin të konsultohesha dhe merrja informacion mbi aktivitetet shkollore. Takimi në prag të fillimit të vitit shkollor me drejtues, mësues, prindër dhe nxënës është një aktivitet shumë me vend dhe në këtë mënyrë nisi dhe një traditë e re. 

Unë uroj një vit sa më të mbarë të gjithë nxënësve në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Veçanërisht uroj një vit shkollor sa më të mbarë edhe për nxënësit e shkollave të Maarif të cilat janë nga më të mirat në vend në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër. Gjithashtu uroj një vit të mbarë edhe studentëve të Universitetit të vetëm të Maarif në Tiranë, New York.’