Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është parë të futet në Selinë e PD pak para zyrtarizimit të koalicionit me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit.

 

Vasili është pritur në hyrje të selisë nga Çlirim Gjata.

PL pritet depozitojë sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si koalicion në zgjedhjet lokale.

Pjesë e koalicionit do të jenë dhe 3 parti të tjera, Partia Demokristiane, Balli Kombëtar dhe PBDNJ e Vangjel Dules.