Spitali Veterinar i Tiranës, një nismë tërësisht private, do të ofrojë kushtet më të mira për të gjithë katërputroshët që kanë nevojë për veteriner.

 

Kryeministri Edi Rama publikoi dje në rrjetet sociale foto të këij investimi modern që po shkon drejt përfundimit, ndërsa ftoi ndjekësit që të gjejnë funksionet e kësaj godine. Rama theksoi se ata që përgjigjen saktë mund të kërkojnë bluzën e firmosur të futbollistit të preferuar, ose diskun e firmosur të këngëtarëve të preferuar.

 

Kryeministri publikoi sot emrat e komentuesve të cilët e kanë gjetur saktë funksionin e këtij investimi, falë të cilit të gjithë katërputroshët që kanë nevojë për veteriner do të trajtohen njësoj si në çdo vend të qytetëruar.

 

“E gjetën. Kosta Puleri, Gert Muça dhe ndonjë tjetër që mund t’i ketë shpëtuar monitoruesve të komenteve, të çojnë kërkesën dhe adresën e tyre në [email protected]. Ky është Spitali Veterinar i Tiranës, ku më në fund, falë nismës së admirueshme të realizuesve të këtij projekti tërësisht privat, të gjithë katërputroshët që kanë nevojë për veteriner, do të trajtohen njësoj si në çdo vend të qytetëruar”, tha Rama.