Djali i presidentit të Kolumbisë Gustavo Petro, Nicolas Petro është arrestuar, pasi akuzohet për pastrim parash dhe pasurim të paligjshëm.

 

 

Nicolas Petro, kongresmen në provincën Atlantico, u vu nën hetim nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në fillim të marsit për akuzat se ai kishte marrë para nga trafikantët e drogës në këmbim të përfshirjes së tyre në përpjekjet e babait të tij për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes me organizatat kriminale.

 

 

Petro ka mohuar akuzat duke thënë se ato nuk ishin gjë tjetër veçse sulme politike dhe personale.

 

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar vetë presidenti Gustavo Petro, i cili tha se ai ishte “i lënduar”, por garantoi se procedurat e ndjekjes do të ishin në përputhje me ligjin.

 

“Fakti që njëri nga fëmijët e mi shkon në burg më lëndon shumë. Si President i Republikës, siguroj se prokuroria ka të gjitha garancitë nga ana ime për të ecur në përputhje me ligjin”, shkruan Petro në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.