Një ngjarje e rëndë është regjistruar brenda ambienteve të një shkolle të mesme në  Shtetet e Bashkuara, ku një nxënës nxjerr thikën dhe plagos një bashkëmoshatar pas një konflikti verbal që ndodhi mes tyre.

 

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Mifflin në Colombus, ku shihet një nxënës me bluzë të zezë që pasi shkëmben disa fjalë me një tjetër nxjerr thikën nga xhepi dhe e qëllon disa herë.

 

Viktima tenton të vrapojë, por agresori e ndjek nga pas. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë bëri të mundur që të shmangej një tragjedi e mundshme.

 

Autoritetet tashmë kanë vënë në pranga të riun dhe po hetojnë sesi u fut thika në ambientet e shkollës, pasi “Mifflis” ka një ndër sistemet më të mira të kontrollit për armë.