Automjeti i një turisti gjerman me inicialet K.D. ka marrë flakë ndërsa ky i fundit ishte në qytetin e Përmetit, mbrëmjen e të dielës.
Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si rrjedhojë e një shkëndije elektrike në bateri. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale, e për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.
“Në Përmet, mbrëmjen e sotme si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri, automjeti i shtetasit K. D., turist gjerman, mori flakë te pjesa e baterisë.
Menjëherë, në vendin e ngjarjes shkruan shërbimet e Policisë Përmet dhe shërbimet e zjarrfikëses.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga zjarri në automjet nuk ka asnjë person të dëmtuar pasi shtetasi K. D., dhe bashkëshortja e tij ndodheshin jashtë automjetit”,-thuhet në njoftimin e policisë.