Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha ka nisur një agjendë intensive takimesh, ku më kryesoret janë mbledhja e dy prej forumeve më të rëndësishme të PD-së, Kryesia dhe Kolegji i Kryetarëve.
Kryetari i PD i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.
Në agjendën e Kuvendit Kombëtar janë parashikuar ndryshimet statutore, vendime organizative në përputhje me vendimet statutore si dhe miratimin e axhendës politike të Partisë Demokratike.