Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet këtë të martë për ti dhënë mandatin e kryebashkiakut Edison Memollës. Mbledhja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është parashikuar të mbahet në orën 12:00.

 

Pas përsëritjeve të zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë, kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla arriti të fitonte mandatin përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha me 1 752 vota diferencë. Konkretisht pas numërimit të 54 kutive të votimit Memolla mori 6 658 vota, kundrejt 4 906 vota të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

 

Pikë tjetër e rendit të ditës, është projektvendimi “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumë-emërore të “Partisë Social Demokrate”, zj. Marjana Bashkim Kadria”. Po ashtu, KQZ do të shqyrtoi dhe një  projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumë-emërore të “Partisë Kristian Demokrate”, z. Shtjefen Llesh Lleshi”.