Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kolonjë, ku një 29-vjeçar, drejtues i automjetit tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Policia mëson se drejtuesi me iniciale F.I, është transportuar për në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.
Njoftimi i policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të qytetit të Ersekës, shtetasi F. I., rreth 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi F. I., i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.