Shiroka këtë sezon turistik ofron më shumë hapësira për publikun.

 

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, njëherësh ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet në këtë bashki për të garantuar më tepër hapësira publike në shërbim të qytetarëve.

 

Spiropali theksoi se “kjo ka ardhur falë punës që ka bërë bashkia e kthyer në punë, për pastrimin e këtyre hapësirave nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat”.

 

Ky angazhim, sipas saj, “do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shoqërohet me masa, siç parashikohet në ligj, ndaj cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike”.