Mirela Çërraga Karabina është emëruar zëdhënëse e Partisë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, Karabina shpreh mirënjohjen e saj për këtë besim që i është dhënë nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Karabina gjithashtu garanton se do të japi kontributin e saj për një Parti Demokratike që i shërben interesit të qytetarëve.
“Një falenderim dhe mirënjohje për Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, pēr Z. Enkelejd Alibeaj dhe Anëtarët e Kryesisë së PD-së pēr vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.”, deklaron Karabina.
“Në rrugëtimin tim profesional nē fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga përgjegjshmëria e lartë për ta kryer sa më mirë këtë mision.”, vijon Karabina.
“Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shërben interesave të qytetarëve, për një Shqipëri tē mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinë. Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo mundësi kthehet në realitet.”, deklaron ajo.
Partia Demokratike të shtunën e shkuar zgjodhi Lulzim Bashën si kryetarë të saj. Të dielën Basha mblodhi kryesinë, e cila vendosi dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar në fillim të shtatorit, në kuadër të punës për reformimin e selisë blu.