Në Ishëm të Durrësit po vijon puna për ndërtimin e lagjes së re moderne për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

 

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi sot nga afër punimet në zonën ku po ndërtohet lagjja e re nga shoqata “Rrënjë shqiptare”.

 

“Në këtë terren shoqata “Rrënjë Shqiptare” po ndërton 39 shtëpi dhe të gjithë infrastrukturën përkatëse. Një lagje moderne për familjet e dëmtuara nga tërmeti që do të jetojnë në shtëpi të reja dhe shumë më të sigurta se ato që kanë pasur”, tha Sako.

 

Punimet për ndërtimin e shtëpive pritet të përfundojnë në shkurt të 2024.Në këtë lagje do të ketë një bibliotekë dhe njësi të tjera shërbimi.