Tre persona që shkaktuan zjarre që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke janë vënë në pranga në Kavajë, Lazarat dhe Lushnjë.

 

 

Një 65-vjeçar në Rrogozhinë i ka vënë flakën kashtës, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar disa shtëpi të banorëve në fshatin Lekaj.

 

Sipas policisë, një 58-vjeçar, banues në fshatin Lazarat të Gjirokast, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbetjeve të grurit, në vendin e quajtur “Sifoni”, por si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 5 dynym tokë me mbetje gruri.

 

 

Ndërsa në Lushnjë, është vënë nën hetim një 43-vjeçare. Ajo dyshohet se ka djegur mbetjet në lagjen “18 Tetori”, por flakët kanë përfshirë dhe një tokë me bimësi në pronësi të fqinjit.