Moti i keq që goditi Pekinin, me reshje të dendura shiu, shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave, ndërsa 27 të tjerë janë të zhdukur. Kjo është bërë e ditur nga media shtetërore kineze.
Stuhia Doksuri ka goditur Kinën në një drejtim verior që nga e premtja, duke hyrë në provincën jugore të Fujian pasi ka goditur Filipinet. Helikopterët ushtarakë janë vendosur për të ofruar furnizime për pasagjerët në trenat e bllokuar pasi stuhitë gjunjëzuan kryeqytetin.
Një njësi ushtarake prej 26 trupash dhe katër helikopterësh ka nisur një “mision shpëtimi me ajër” për të shpërndarë qindra pako ushqimore dhe batanije për njerëzit e bllokuar brenda dhe rreth një stacioni treni në distriktin Mentougou.
Shirat e dendur filluan të godasin qytetin dhe zonat përreth të shtunën.