Futbollisti i njohur David dhe partnerja e tij Victoria Beckham së fundmi kanë shpenzuar një shumë të madhe parash për një darkë në Miami.

 

Sipas një burimi dyshja së bashku me dy persona të tjerë të cilët po darkonin së bashku shpenzuan rreth dy mijë euro u panë duke darkuar në restorantin dhe barin luksoz LPM në lagjen Brickell të Magic City.

 

Çifti porositën një sallatë me misër dhe shegë, Rigatoni Arrabbiata mes artikujve të tjerë nga menyja e restorantit francez që arrinte mbi 1700 euro.

 

Çmimi që shpenzuan dyshja për ushqim ka ‘çmendur’ fansat, pasi ishte një shumë e madhe parash.

 

Kujtojmë që ata janë ndër çiftet më të dashura nga publiku, të cilët u njohën dhe krijuan një lidhje dashurie shumë vite më parë, ndërsa dyshja kanë katër fëmijë së bashku, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.