Gazment Bardhi ka reaguar pas hetimit të SPAK për sekuestrimin e inceneratorin e Tiranës.

 

Në një postim të bërë në rrjetin social Twitter, Bardhi shkruan se sekuestrimi i inceneratorit është vetëm hapi i parë i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.

 

Ai thekson se SPAK është në rrugën e duhur për të bërë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar.

 

Sipas tij, paratë e vjedhura të qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit

 

“Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

 

Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”, shkruan Bardhi