Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash.
Pas mesdite pritet që vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.