Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Selenicë të Vlorës. Mësohet se një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate. Policia e raportoi fillimisht si shpërthim nga një bombol gazi, por të dhënat nga vendngjarja sqarojnë se ka shpërthyer një granatë e cila gjendej në oborrin e banesës së tij.

 

Policia ka shkuar në vendngjarje pas telefonatës së fqinjit, por fatkeqësisht 50-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

 

Selenicë, Vlorë/Informacion paraprak

 

Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e  shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

 

Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.