Qytetarë nga Elbasani janë thirrur sot në në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check up-it, procedurë që tashmë është nën hetim nga SPAK. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

 

 

Mësohet se qytetarët, kanë kryer check up-in, ndërkohë që përmes një shkrese janë thirrur që të jenë të pranishëm në SPAK në orën 10:00.

 

Ndërkohë siç shihet nga pamjet, shumë qytetarë qëndrojnë në pritje jashtë ambienteve të Prokurorisë.