Arrestohet 41-vjeçari, pasi ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike.

 

Uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Erland Helshani, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

 

41-vjeçari banues në Qerret, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me 4 vjet e 7 muaj burgim.

 

“Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, tha policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.