Tre drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba nga policia, pasi thyen perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e plazhistëve në Potam dhe në Borsh.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë konstatuar tre mjete lundrues në Himarë, Bordh dhe Potam që që kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin jetën e plazhistëve

 

Sipas informacioneve zyrtare, policia ka bllokuar këto mjete lundruese dhe ka ndëshkuar me masën administrative 100 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e 3 mjeteve.

 

 “Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar 3 mjete lundruese që kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin jetën e plazhistëve.

 

-Në Potam, Himarë, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues skaf dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 100 000 lekë të rinj.

 

-Në Borsh, është konstatuar një anije turistike që ishte bregëzuar në vendin e quajtur “Krorëz”, jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.

 

– Po në Borsh, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Borsh kanë bllokuar 2 mjetet lundruese dhe kanë ndëshkuar secilin nga drejtuesit, me masën administrative 100 000 lekë të rinj.

 

2 mjetet lundruese që kanë shkelur perimetrin e sigurisë në Borsh, janë shfaqur edhe në disa video të postuara në rrjetet sociale”, tha policia.