Tiranë

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Gent Saçi, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. R., 27 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

 

– L. D., 59 vjeç dhe A. D., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

 

– B. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 24-vjeçarit, një mjet prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.