Policia e Korçës ka arrestuar tre shoferë pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur janë përfshirë në aksidente.

 

Uniformat blu bënë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale D. D., 29 vjeç, G. Z., 37 vjeç si dhe 39-vjeçarin me inicialet J. L.

 

Sipas informacioneve zyrtare këta tre shtetas duke drejtuar mjetet personale në gjendje të dehur janë përplasur më një mjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

 

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

D. D., 29 vjeç, banues në fshatin Gurrës, Librazhd, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 29-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

 

G. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Seat”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 37-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

 

J. L., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, tha policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.