Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se krijimi i misionit të OKB-së për të shqyrtuar situatën në Gaza dhe vizita e këtij misioni në Rripin e Gazës janë shtyrë për shkak të përshkallëzimit të sërishëm të tensioneve në veri të qytetit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në pyetjen e një gazetari se "Sekretari Antony Blinken gjatë vizitës së fundit në Izrael njoftoi se do të krijohet një mision vlerësimi i OKB-së dhe a ka ndonjë informacion aktual për këtë çështje?" zëdhënësi Miller u përgjigj: "Ky mision është shtyrë për shkak se konfliktet kanë shpërthyer sërish në veri (të Gazës)".
"Kushtet në terren nuk janë të përshtatshme për zhvillimin e një misioni humanitar dhe për të bërë një vlerësim të shëndetshëm. Për këtë çështje jemi në kontakt me OKB-në dhe qeverinë e Izraelit. Duam që ky komision të krijohet sa më parë", tha Miller.
Ai theksoi se po ndjekin nga afër kushtet në terren në mënyrë që misioni të krijohet dhe të zhvillojë vizitën e parë./aa