Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me plagosjen me thitë të 68-vjeçarit në Vaun e Dejës. Autorja e ngjarjes është një vajzë 21-vjeçe e cila është arrestuar n ga policia.

 

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje 21-vjeçarja deklaroi se e ka goditur me thikë të moshuarin pasi ai ka tentuar që ta përdhunojë në banesën e saj ku ndodhej vetëm ajo.

 

Pas tentativave të të moshuarit, e reja e ka qëlluar me thikë disa herë për t’u vetmbrojtur. E reja ka pranuar autorësinë në policinë e Shkodrës dhe ka rrëfyer ngjarjen. I moshuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.