Nga Anila Hoxha

 

32 vjeçe. Me një jetë të tmerrshme.

 

E vetmja pasuri e saj, trupi. Qe ja blinin poshtë urës se Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve qe muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba doras se fundmi,  me shume zvarritej se sa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makine. Nuk shkoi kurrë ne spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klientëve, u bë zhurme e madhe.

 

Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetëm tutori ; një maskara ne periferi që e rrihte duke kërkuar shume e me shume derisa i shoi çdo gjë njerëzore. Një tjetër e një tjetër qe vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai.

 

Atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa ne barake, e sa ne mes te katër rrugëve.

 

E destinuar për tu bere ose lypëse, ose shitëse trupi.

 

Gratë si ajo thuajse nuk ekzistojnë. Kur udhëton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshëm të shkatërruara, aq dukshëm duke jetuar ne mes të një asgjëje te madhe. Zero shanse për t’u ringritur.

 

Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave, vrasja e tyre po nga një dore e tillë , është një krim që ka kohe që ka ndodhur.

 

Për gratë si ajo te thonë me çudi “ po me pyet për jetën e një prostitute????”.

 

E qëlluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty ne balte vdekjes që mbase ajo e priste.

 

Për ironi quhen Luljeta. Sa emer te bukur te kishte!