Në një shkollë në zonën Vraçar të Beogradit, sot rreth orës 8 të mëngjesit janë raportuar të shtëna me armë.
Sipas mediave serbe, si pasojë, aty është vrarë një roje dhe disa fëmijë janë plagosur.
Veç kësaj, raportohet se një djalë, i cili dyshohet se është 14 vjeç dyshohet se ka qëlluar është arrestuar.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë.
Sipas informacioneve jozyrtare, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Qendrën Emergjente.
Disa media kanë deklaruar gjithashtu se mes fëmijëve ka edhe të vdekur, por ky informacion nuk është konfirmuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh.