Një 35-vjeçare ka tentuar të dalë nga vendi ynë së bashku me djalin e saj të mitur 16-vjeçar.

 

Gjatë ushtrimit të kontrollit në Aeroportin e Rinasit, shtetasja ka paraqitur një dokument noterial të dyshuar të falsifikuar për djalin e saj 16-vjeçar.

 

Ndaj saj nisi një procedim penal në gjendje të lirë.

 

Njoftimi i policisë:

 

Rinas/Evidentohen dhe goditen në dalje të Republikës së Shqipërisë, 2 raste të paligjshmërive në kufi.

 

Procedohet penalisht edhe një 35-vjeçare që tentoi të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals.

 

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen 35 vjeçe, banuese në Dibër, pasi gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.