Lidhur me përsëritjen e deklaratës nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron se ekziston mundësia për të dërguar ushtarë në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se këto deklarata janë të rrezikshme.

Në pyetjen lidhur me përsëritjen e deklaratës nga Macroni se ekziston mundësia për të dërguar ushtarë në Ukrainë, Peskov tha: "Kjo deklaratë është shumë e rëndësishme dhe e rrezikshme. Franca e cila përfaqësohet nga presidenti francez, vazhdon të bëjë deklarata për mundësinë e përfshirjes në terren në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj çështjes në Ukrainë".

"Ky është një trend shumë i rrezikshëm. Po e ndjekim nga afër këtë. Vazhdojmë dhe do ta vazhdojmë operacionin special ushtarak (në Ukrainë) deri kur të arrijmë të gjitha objektivat tona", theksoi Peskov.

Duke iu referuar lajmeve se ushtarët rusë janë vendosur në bazën amerikane në Niger të Afrikës Perëndimore, Peskov tha: "Me shtete të ndryshme të Afrikës po zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë, përfshirë mbrojtjen. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona me shtetet e Afrikës"./aa