Ministria e Mbrojtjes u bënë thirrje maturantëve të aplikojnë për tu bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.

 

Në një reagim në rrjete sociale, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thekson se ndjekja e akademisë së Forcave të Armatosura ka shumë avantazhe.

 

“Edhe disa orë kanë mbetur nga momenti i vendimit për studimet universitare dhe Akademia e Forcave të Armatosura është zgjedhja më e preferuar nga studentët e rinj.”, thekson Peleshi.

 

“Pagesë mujore dinjitoze, akomodim dhe ushqim falas gjatë gjithë periudhës së studimit, tarifë regjistrimi 0 lekë për të katërta vitet, punësim dhe pension të sigurtë, janë vetëm disa nga përfitimet si student i kësaj akademie.”, vë në dukje Peleshi.

 

“Edukimi në AFA është i barabartë me institucione të njohura ndërkombëtare si Ëest Point në SHBA, ndaj apliko tani online në portalin http://ualbania.al dhe mos e humbisni mundësinë për të ndjekur një karrierë të denjë e prestigjoze.”, përfundon Peleshi.